Pas rreth 12 orësh, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ndërpreu vazhdimin e seancës së sotme, pasi nuk kishte deputetë të mjaftueshëm për kuorum. Në çastin e ndërprerjes, në sallë ndodheshin vetëm 38 deputetë.
Për këtë arsye, nuk u hodhën në votim rezoluta për energjinë e propozuar nga Aleanca dhe Projektligji për Dhomat e Specializuara.
Të lidhura
None found
Haxhiu njoftoi se data kur do të vijojë seanca do të përcaktohet pas konsultimeve dhe dakordimit me kryetarët e grupeve parlamentare.








