165 ditë revoltë! Sot protestë kombëtare, nis marshimi i studentëve, kërkohet dorëheqja e Ramës

Protesta kundër qeverisë vijon edhe këtë të mërkurë, duke shënuar ditën e 165-të të revoltës. Studentët dhe qytetarët janë mbledhur sot në një protestë kombëtare, me kërkesë për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Marshimi nga nisur nga zona e Air Albania, për të vijuar drejt Ministrisë së Arsimit.

Marshimi vjen në kuadër të protestave të vazhdueshme kundër qeverisë, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për bashkim të studentëve dhe qytetarëve në këtë protestë kombëtare.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, protesta pritet të vijojë përpara godinës së Kryeministrisë, ku do të përcillen kërkesat e protestuesve, mes të cilave është edhe dorëheqja e Edi Ramës. Kujtojmë se kjo është dita e 165 e protestës, ku studentët nuk dialogojnë me kryeministrin, por kërkojnë dorëheqjen e tij të parevokueshme.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri