1 orë përpara Asamblesë së PS, Veliaj publikon fjalimin: Partia është më e madhe se Kryetari i saj
Vetëm një orë para mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Erion Veliaj ka publikuar një reagim nga qelia, ku ndodhet prej muajsh, duke përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë për drejtimin e partisë dhe kryetarin e saj, Edi Rama.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, kryebashkiaku i Tiranës thotë se i është drejtuar Asamblesë me një fjalim, në të cilin ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si funksionon sot Partia Socialiste dhe kërkon ndryshime në drejtimin e saj.
“Partia Socialiste është më e madhe se kryetari i saj!”, shkruan Veliaj, duke e shoqëruar reagimin me pyetjen: “Quo Vadis, PS?”, që në shqip përkthehet “Ku po shkon, PS?”.
Në mesazhin e tij, Veliaj kritikon atë që e konsideron zëvendësim të debatit me heshtjen, solidaritetit me frikën dhe meritokracisë me besnikërinë personale.
Por pjesa më e rëndësishme e reagimit lidhet me kërkesën për aktivizimin e procedurës statutore të mocionit të mosbesimit ndaj kryetarit të PS-së, Edi Rama.
Veliaj kërkon gjithashtu debat të hapur brenda strukturave socialiste dhe llogaridhënie për mënyrën se si drejtohet partia.
“Prova e vërtetë e një drejtuesi nuk është sa gjatë arrin ta mbajë pushtetin, por çfarë institucionesh lë pas, për shtetin dhe njerëzit e tij”, thuhet në një prej mesazheve të publikuara prej tij.
Reagimi vjen në një moment kur socialistët janë mbledhur në Asamblenë Kombëtare në Gjirin e Lalzit, ku pritet të flasë kryeministri Edi Rama. Veliaj kishte kërkuar të ishte pjesë e mbledhjes, duke propozuar praninë fizike, lidhjen online ose leximin e një letre me qëndrimet e tij.
Rama zbret nga Dublini në Tiranë! Mbledh Asamblenë e PS në Gjirin e Lalëzit, nga kryeqyteti, lëvizjet në qeveri, zgjedhjet dhe protestat! Çfarë pritet
Mbi 9 mijë fluturime të anuluara në SHBA, 1.5 milionë pasagjerë të prekur nga kaosi ajror
Paraliza e fluturimeve në SHBA, reagon Trump: Senati të miratojë paketë 30 mld dollarë për modernizimin e sistemit
- 08:41 Rama zbret nga Dublini në Tiranë! Mbledh Asamblenë e PS në Gjirin e Lalëzit, nga kryeqyteti, lëvizjet në qeveri, zgjedhjet dhe protestat! Çfarë pritet
- 08:23 Mbi 9 mijë fluturime të anuluara në SHBA, 1.5 milionë pasagjerë të prekur nga kaosi ajror
- 08:18 Paraliza e fluturimeve në SHBA, reagon Trump: Senati të miratojë paketë 30 mld dollarë për modernizimin e sistemit
- 08:13 Fluturimet rikthen pas 4 orëve, anullohen mbi mijëra fluturime! Sekretari i Sigurisë: Qetësohuni, ky nuk është 11 Shtatori 2001
- 08:09 Sekretari i Transportit Sean Duffy flet për paralizën e trafikut ajror: Teknologjia është shumë e vjetër, nuk ishte sulm kibernetik
- 00:53 Media amerikane: Defekti që bllokoi fluturimet në SHBA dyshohet se nisi në Çikago