Policia e Lezhës ka arrestuar një 23-vjeçar të shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim.
Në pranga ka rënë shtetasi A. Gj., 23 vjeç, banues në Ndërfushaz, Rrëshen, ndaj të cilit Gjykata e Lezhës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Sipas policisë, 23-vjeçari akuzohet se më 27 tetor 2026, në Rrëshen, në bashkëpunim me vëllanë e tij, J. Gj., 31 vjeç, ka goditur me mjete të forta shtetasin E. Gj., 38 vjeç, duke i shkaktuar plagosje të rëndë.
Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 31-vjeçarit, i cili gjithashtu dyshohet se është përfshirë në ngjarje.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.












