Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit të Asamblesë së PS-së: Dua të flas vetëm me familjen time politike
Ka nisur mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste në Gjirin e Lalzit. Në nisje të takimit, kryeministri dhe kryetari i PS-së, Edi Rama, ka kërkuar ndërprerjen e transmetimit, duke deklaruar se dëshiron të ndajë disa fjalë vetëm me anëtarët e Asamblesë.
“Dua të ndaj disa fjalë vetëm me Asamblenë, me familjen time politike”, mësohet të ketë kërkuar Rama, përpara se transmetimi i mbledhjes të ndërpritej.
Kërkesa e kryeministrit vjen në një moment kur brenda Partisë Socialiste janë hapur diskutime për drejtimin e partisë, organizimin e saj dhe përplasjet e brendshme, ndërsa në sfond qëndron edhe kërkesa e Erion Veliajt për shqyrtimin e përgjegjësisë politike të Ramës dhe aktivizimin e procedurës statutore të mocionit të mosbesimit.
Asambleja e sotme pritet të trajtojë edhe përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, përzgjedhjen e kandidatëve për bashkitë dhe organizimin e strukturave socialiste në prag të kësaj gare.
Hita në Itali, strategji e përbashkët me Antimafian për goditjen e grupeve kriminale shqiptaro-italiane
PS mbledh Asamblenë! Çfarë vendimesh do të marrë Rama? Gazetarja zbardh agjendën
Arrestohet trajneri grek i peshëngritjes, vëllai i Pirro Dhimës! Akuzohet për doping ndaj sportistëve, ia dha edhe dajlit të tij
- 09:54 Kaosi ajror në SHBA prek hekurudhat, bllokohen sistemet dixhitale nga fluksi i lartë i udhëtarëve
- 09:46 Tre të vdekur dhe mbi 50 të plagosur nga sulmet ruse në Zaporizhia dhe Odessa
- 09:25 Plagosën rëndë me mjete të forta një 38-vjeçar, arrestohet 23-vjeçari në Mirditë, në kërkim vëllai i tij
- 09:15 Paralajmërimi i fortë i Kallas: Rusia po ngre kurthe në bisedimet për Ukrainën
- 09:13 Skandali i korrupsionit në përmasa të pazakonta në Hungari, gjenden 20 mln euro të groposura në pyje! Dyshohet se janë të ish-ministrit të Orbanit
- 09:06 Mrekulli në Misisipi, shpëtohen rreth 130 pasagjerë pas përplasjes së anijes turistike me një cisternë (VIDEO)