Nis punimet Asambleja Kombëtare e PS-së, Blendi Klosi: Në fokus përgatitjet për zgjedhjet lokale

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka nisur punimet, me fokus përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme vendore. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ka deklaruar hapjen e mbledhjes, duke prezantuar edhe disa prej çështjeve kryesore që do të diskutohen gjatë saj.
Klosi bëri të ditur se në rendin e ditës është përgatitja e strukturave socialiste në të gjithë territorin, si dhe përcaktimi i kritereve dhe procedurave për zgjedhjen e këshilltarëve bashkiakë.
Blendi Klosi: Deklaroj të hapura punimet e mbledhjes së sotme. Në rendin e ditës ka një pikë shumë të rëndësishme, ajo e lançimit të fillimit të fushatës elektorale për PS-në, përgatitjes sonë në të gjithë territorin, përgatitjen e një materiali i cili do të paraqitet në këtë Asamble për mënyrën e zgjedhjes dhe kriteret që do të na duhet të ndjekim për zgjedhjet e këshilltarëve bashkiakë në të gjithë territorin dhe natyrisht të gjithë punën që duhet të ndjekim dhe dakordësinë që duhet të kemi për të gjitha këto procedura që do të fillojnë nga sot dhe deri në ditën e zgjedhjeve.




