Çelen punimet e Asamblesë, Rama ndërpret sinjalin: Ndjesë, por dua të ndaj disa fjalë me familjen time politike 14/11 10:13
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në resortin në Gjirin e Lalëzit, ku pritet të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Rama do të drejtojë mbledhjen e socialistëve, e cila është parashikuar të nisë në orën 10:30. Në resort kanë mbërritur më herët edhe ministra, deputetë dhe drejtues të tjerë të Partisë Socialiste.
Asambleja e sotme zhvillohet pas afro nëntë muajsh dhe pritet të ketë në fokus organizimin e partisë për zgjedhjet vendore, riorganizimin e drejtuesve politikë në qarqe dhe mundësinë e ndryshimeve në kabinetin qeveritar.
Më parë mbërritën edhe deputetët dhe ministrat, teksa sipas asaj që është thënë paraprakisht, asambleja pritet të nisë me fjalimin e Ramës.
Top Channel