Deputetët dhe ministrat e Partisë Socialiste kanë nisur të mbërrijnë në ambientet e resortit në Gjirin e Lalëzit, ku në orën 10:30 do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS-së. Mes të parëve që janë parë të hyjnë në ambientet ku do të mbahet mbledhja janë deputetja Iris Luarasi, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, si dhe ministrja e Shtetit, Erjona Ismaili.