Rama fik sinjalin për mediat: Dua të flas vetëm me Asamblenë e familjes sonë politike

10:22, 14/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ashtu sikurse ishte parashikuar ka nisur në orën 10:00 punimet Asambleja e Partisë Socialiste në Gjirin e Lalzit,

Në nisje të mbledhjes, Edi Rama ka kërkuar ndërprerjen e transmetimit publik, duke theksuar se fillimisht dëshiron të zhvillojë një komunikim vetëm me anëtarët e Asamblesë së PS-së.

“Dua fillimisht të ndaj disa fjalë vetëm me Asamblenë e familjes sonë politike”, u shpreh Rama.

Mbledhja e Asamblesë vjen mes një përplasje të hapur me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili në një letër drejtuar të gjithë anëtarëve, i ka kërkuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama. Për këtë të fundit thotë se po kthehet në pengesë për reformimin e PS.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco