Kryeministri Edi Rama është përballur me disa të rinj në Manëz, teksa po udhëtonte drejt Gjirit të Lalzit për të marrë pjesë në Asamblenë e Partisë Socialiste.
Gjatë kalimit të tij, të rinjtë e kanë qëlluar makinën e kryeministrit me vezë, ndërsa kanë brohoritur vazhdimisht sloganin që është kthyer në thirrjen kryesore të protestave: “Rama në burg, Berisha në burg!”












