Rreth 10 mijë fluturime drejt dhe nga aeroportet në SHBA janë anuluar deri të shtunën, sipas të dhënave të faqes për përcjelljen e trafikut ajror, Flightradar24.
Sipas raportit, kompanitë ajrore Delta Air Lines dhe American Airlines kanë anuluar secila më shumë se 2 mijë e 200 fluturime.
Ndërkaq, United Airlines ka anuluar rreth 1 mijë e 800 fluturime, ndërsa Southwest Airlines afro 1 mijë e 400.
Anulimet vijnë pas problemeve në sistemin e komunikimit të kontrollit të trafikut ajror në SHBA, që shkaktuan ndërprerje dhe kaos në aeroportet amerikane.