Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron Uashingtonin: Mos përsëritni skenarin e Alaskës

14 Nëntor 2026 | 11:29

Kancelari gjerman Friedrich Merz i ka kërkuar presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të shmangë surprizat për aleatët europianë gjatë bisedimeve të planifikuara me presidentin rus Vladimir Putin për çështjen e Ukrainës. Takimi mes dy liderëve pritet të zhvillohet javën e ardhshme në Kinë.

Duke folur nga Dublini, Merz shprehu shqetësimin se mund të përsëritet situata e krijuar gjatë samitit Trump-Putin në Alaskë, i cili ishte parë nga udhëheqësit europianë si një mundësi e rëndësishme për të avancuar përpjekjet drejt përfundimit të luftës në Ukrainë.

“Disa këtu në Dublin kanë frikë se mund të përsëritet skenari i Anchorage. Prandaj dua t’ia përcjell shumë qartë mesazhin tonë Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Ju lutem, pa surpriza. Vazhdoni të veproni si pjesë e ekipit të Europës dhe ekipit të Ukrainës”, theksoi kancelari gjerman.

Paralelisht, Merz po punon për të siguruar angazhimin e vendeve anëtare të Bashkimit Europian në vijimin e ndihmës për Ukrainën, në kuadër të diskutimeve për buxhetin afatgjatë të unionit.

Sipas kancelarit, iniciativa e tij ka gjetur mbështetje të konsiderueshme mes partnerëve europianë, megjithëse ende nuk është arritur një konsensus përfundimtar.

Pas kontakteve të zhvilluara gjatë kësaj jave në Abu Dhabi mes përfaqësuesve të SHBA-së dhe Rusisë, Merz pret që në javët në vijim të fillojnë negociatat kryesore për arritjen e paqes. Ai theksoi se në këtë fazë të procesit duhet të përfshihen për herë të parë edhe përfaqësuesit e Europës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio kritikon GJPN dhe OKB: E drejta ndërkombëtare po përdoret si instrument kundër administratës Trump

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, kritikoi ashpër Gjykatën Ndërkombëtare Penal, GJPN, dhe OKB-në në një fjalim para juristëve dhe studentëve të drejtësisë, duke...
10:53 | 14/11/2026

Rikthehen në normalitet shërbimet e Microsoft pas ndërprerjes globale mbi 24-orëshe

Microsoft tha të shtunën se shërbimet ishin rikuperuar plotësisht në Teams, Outlook, Copilot dhe aplikacione të tjera, duke i dhënë fund një ndërprerjeje globale që...
10:46 | 14/11/2026

Gjendet dhe çaktivizohet një pajisje shpërthyese pranë vendit ku darkuan liderët evropianë në Dublin

Qendra e qytetit të Dublinit ishte në gatishmëri të lartë pasi një pajisje shpërthyese e improvizuar u gjet në një ndërtesë zyrash, pak larg vendit...
10:26 | 14/11/2026