Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama: Në vitin 2027 nisin përgatitjet për traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

    Alarm në Dublin gjatë samitit evropian, neutralizohet një pajisje shpërthyese pranë vendit ku darkuan liderët

    Tritol në derën e një banese në Xhamllik, shpërthimi në orët e para të mëngjesit shkakton panik

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Alarm në Dublin gjatë samitit evropian, neutralizohet një pajisje shpërthyese pranë vendit ku darkuan liderët
    Botë

    Alarm në Dublin gjatë samitit evropian, neutralizohet një pajisje shpërthyese pranë vendit ku darkuan liderët

    November 14, 2026

    Një pajisje shpërthyese artizanale, por funksionale, është zbuluar dhe neutralizuar në qendër të Dublinit, vetëm pak larg vendit ku një natë më parë kishin darkuar liderë evropianë dhe përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian.

    Objekti i dyshimtë u zbulua pasditen e së premtes në një ndërtesë zyrash në sheshin Merrion, në kryeqytetin irlandez. Pas njoftimit, policia kërkoi ndërhyrjen e njësisë së specializuar të Forcave të Armatosura të Irlandës për çaktivizimin e mjeteve shpërthyese.

    Ekipi ushtarak EOD mbërriti në vendngjarje dhe arriti të neutralizonte pajisjen, të cilën autoritetet e përshkruan si të ndërtuar në mënyrë artizanale, por të aftë për të shpërthyer.

    Në një deklaratë, policia irlandeze bëri të ditur se ndërhyrja u krye pas vlerësimit fillestar të situatës nga shërbimet e saj. Autoritetet konfirmuan gjithashtu se për ngjarjen ka nisur një hetim, por nuk dhanë detaje mbi kohën kur mund të jetë vendosur pajisja apo karakteristikat e saj.

    Zbulimi merr rëndësi të veçantë për shkak të afërsisë me vendin ku të enjten në mbrëmje ishte organizuar një darkë zyrtare për pjesëmarrësit në Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Aktiviteti u zhvillua në Galerinë Kombëtare të Irlandës, në anën tjetër të sheshit Merrion.

    Në darkë morën pjesë, mes të tjerëve, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri britanik Andy Burnham dhe kryeministri kanadez Mark Carney, i ftuar në këtë aktivitet.

    Deri tani, autoritetet nuk kanë konfirmuar nëse pajisja shpërthyese kishte ndonjë lidhje me samitin apo me praninë e liderëve ndërkombëtarë në Dublin. As nuk është bërë e ditur se kush mund të qëndrojë pas vendosjes së saj.

    Ndërkohë, samiti vijoi të premten me një takim joformal të liderëve të Bashkimit Evropian, në një tjetër ambient, rreth 1.5 kilometra larg vendit ku u zbulua pajisja.

    alarm dublin neutralizohet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama: Në vitin 2027 nisin përgatitjet për traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

    November 14, 2026

    Alarm në Dublin gjatë samitit evropian, neutralizohet një pajisje shpërthyese pranë vendit ku darkuan liderët

    November 14, 2026

    Tritol në derën e një banese në Xhamllik, shpërthimi në orët e para të mëngjesit shkakton panik

    November 14, 2026

    Kaos në aeroportet e SHBA-së, mijëra pasagjerë të bllokuar, rifillojnë fluturimet

    November 14, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Horoskopi i 7 nëntorit/ Surpriza në dashuri dhe lajme të papritura, ja çfarë parashikojnë yjet

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.