Kosova kërkon fitoren ndaj Izraelit në “Fadil Vokrri”, lojtarët që do të luaj dhe ata që ngelen jashtë

14 Nëntor 2026 | 12:40

Kombëtarja e Kosovës ka dorëzuar në UEFA listën zyrtare prej 23 futbollistëve për ndeshjen e sotme ndaj Izraelit, në kuadër të xhiros së pestë të Grupit 3 në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit zhvillohet nga ora 15:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Për këtë përballje, përzgjedhësi Franco Foda kishte ftuar fillimisht 27 futbollistë, përfshirë edhe tri prurje të reja.

Megjithatë, gjatë ditëve të grumbullimit, nga lista u liruan Valmir Matoshi dhe Erblin Osmani, ndërsa në vend të tyre u bashkua Betim Fazliji.

Më pas, për shkak të shqetësimeve me lëndime, grumbullimin e Kosovës e lanë edhe Lumbardh Dellova dhe Ermal Krasniqi, duke bërë që në dispozicion të Fodës të mbeteshin 24 futbollistë.

Për listën përfundimtare të ndeshjes, njëri prej tyre duhej të mbetej jashtë, ndërsa futbollisti që nuk do të jetë në dispozicion për duelin me Izraelin është sulmuesi 18-vjeçar i Stuttgartit, Enis Rexhepi.

Në repartin ofensiv, Foda ka në dispozicion emra si Vedat Muriqi, Fisnik Asllani, Baton Zabërgja, Edon Zhegrova dhe Albion Rrahmani.

Kosova synon fitoren në këtë përballje për të siguruar qëndrimin në Ligën B dhe për të vazhduar garën për pozitat e para në grup.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pezullohet me 12 ndeshje portieri i FC Andorra-s pas përplasjes tragjike që i mori jetën sulmuesit Jesus de Miguel

Portieri i FC Andorra, Jesus Owono, u pezullua me 12 ndeshje nga komiteti disiplinor i Federatës Spanjolle të Futbollit të premten pas përplasjes që çoi...
10:35 | 14/11/2026

Infantino nën hetim në SHBA, dyshime për punësim të paligjshëm dhe lidhje me administratën Trump

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, është vënë në qendër të një skandali të ri në Shtetet e Bashkuara, ku dyshohet se ka punësuar në mënyrë...
19:31 | 13/11/2026

Goli ndaj Finlandës, Fatjon Baze: Muçi aset i pashfrytëzuar i Shqipërisë, i është ngrënë haku por nuk foli kurrë

Gazetari sportiv Fatjon Baze ka vlerësuar paraqitjen e Shqipërisë në fitoren 2-0 ndaj Finlandës, duke e cilësuar atë një mbrëmje spektakolare për kuqezinjtë. I ftuar...
17:28 | 13/11/2026