Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që në përfundim të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste të hidhet në votim përjashtimi nga partia i Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat, të cilat raportojnë se kjo kërkesë është paraqitur nga kryesocialisti gjatë mbledhjes që po zhvillohet në Gjirin e Lalëzit.
Rama mësohet të ketë thënë gjithashtu për Erion Veliajn: “Për atë jo, sepse i ka duart e lidhura.”
Mbetet për t’u parë se cili do të jetë qëndrimi i anëtarëve të Asamblesë dhe nëse kërkesa e Ramës do të marrë mbështetjen e nevojshme në votim.










