
Një tjetër përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit është raportuar gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Asamblesë së Partisë Socialiste, që po zhvillohet në Gjirin e Lalzit.
Sipas burimeve, pas fjalës së Spiropalit, në të cilën ajo ka adresuar kritika ndaj Ramës dhe mënyrës së drejtimit të partisë dhe qeverisjes, kryetari i PS-së ka propozuar përjashtimin e saj nga partia.
Po sipas këtij raportimi, Rama ka propozuar gjithashtu marrjen e një mase ndaj Plarent Ndrecës, avokatit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Deri më tani nuk ka informacion nëse propozimet janë miratuar nga Asambleja.