Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që përjashtimi i Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste të hidhet në votim në përfundim të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare.
Kërkesa është paraqitur nga vetë kryesocialisti gjatë mbledhjes që po zhvillohet në Gjirin e Lalëzit.
Tashmë pritet që anëtarët e Asamblesë të shprehen për propozimin e Ramës dhe të vendosin nëse dy deputetët do të përjashtohen nga radhët e Partisë Socialiste.
Zhvillimi vjen në kuadër të mbledhjes së Asamblesë, e cila pritet të marrë vendime me rëndësi për organizimin dhe drejtimin e mëtejshëm të partisë.


