Nëse do të miratohet kërkesa e Ramës për përjashtimin e Eliza Spiropalit, ish kryetare e Parlamentit dhe ish ministre e Jashtme, numrat e mandateve të socialistëve në Kuvend, tkurren në limitet e mbajtjes në kontroll të shumicës së cilësuar prej 84 votash.
Socialistët fituan 83 vende në zgjedhjet e 11 majit 2025. Por disa muaj më parë deputetja e Malësisë së Madhe, Marjana Koçeku, u largua nga grupi, duke ju bashkuar protestave në shesh.
Me përjashtimin e Spiropalit, mandatet e socialistëve do të zbrisnin në 81 dhe numri “magjik” prej 84 votash, që do i lejonte PS të miratonte pa probleme edhe ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, do të garantohej vetëm nga 3 deputetët e socialdemokratëve të Tom Doshit.
Lajmi kryesor:
Asambleja e PS/ Rama shkarkon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës, e Manastirliun! Qëndron Balla, vijnë Demo e Koçiu! Kërkon përjashtimin e Spiropalit si deputete e PS



