Policia ka arrestuar 12 aktivistë, pasi qëlluan me vezë në drejtim të automjetit të kryeministrit Edi Rama, gjatë kohës që ky i fundit po udhëtonte drejt Gjirit të Lalzit, ku po zhvillohet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të shtune në Manëz. Siç shihet edhe në pamje, një grup protestuesish i kishin zënë pritën eskortës së kryeministrit përgjatë rrugës dhe, në momentin që automjeti i tij kaloi, hodhën vezë në drejtim të tij.
Pas incidentit, 12 aktivistët janë arrestuar nga policia. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të plota mbi identitetin e tyre dhe akuzat konkrete që rëndojnë ndaj tyre.
Ngjarja u regjistrua në një ditë kur vëmendja politike është përqendruar te Asambleja e PS-së, e cila po zhvillohet në Gjirin e Lalzit.





