Politikë
Asambleja e PS-së, Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit dhe Ndrecës: Të merren vetëm masa

Gjatë diskutimeve me dyer të mbyllura në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj është shprehur kundër kërkesës për përjashtimin nga partia të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës.
Sipas informacioneve, Xhafaj ka kërkuar që ndaj dy socialistëve të merren masa, por ka kundërshtuar përjashtimin e tyre nga Partia Socialiste.
Qëndrimi i tij vjen pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama që përjashtimi i Spiropalit dhe Ndrecës të hidhet në votim në Asamble.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




