Edi Rama: Dhuna policore në protesta legjendë urbane

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.11.2026, 13:37

Në një lëvizje të papritur që ka lënë pa fjalë shqiptarët, kryeministri Edi Rama ka shpallur një teori të re: dhuna policore gjatë protestave nuk ekziston. Sipas kreut të qeverisë, ajo është thjesht një legjendë urbane...

Gazi lotsjellës ka qenë thjesht aromaterapi dhe shkopinjtë e gomës kanë shërbyer për "përqafime vëllazërore" por janë keqkuptuar.

Sipas kësaj teorie të re zyrtare, ngjarjet e dhunshme në bulevard nuk janë gjë tjetër veçse iluzioe.

Sipas Ramës, çdo tentativë e forcave të rendit për të ushtruar "kontakt fizik" në fakt përbën një përqafim terapeutik vëllazëror, i cili fatkeqësisht keqinterpretohet nga protestuesit për shkak të adrenalinës së tepërt.

Por ka vetëm diçka reale në këtë mes, legjendat urbane kanë prodhuar mavijosje reale në trupat e qytetarëve...

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit