Nxënësit e Shkollës Shqipe – LAPSH “Naim Frashëri” në Neuenhof dhe Spreitenbach do të organizojnë një manifestim festiv me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar, shkruan Telegrafi.

Përmes një programi kulturor dhe artistik, nxënësit do të sjellin këngë, recitime dhe valle, duke shënuar festën kombëtare dhe duke përcjellë dashurinë për gjuhën shqipe, flamurin kuqezi dhe atdheun.


Në një njoftim të publikuar në Facebook, mësuesi Vaxhid Sejdiu ka bërë të ditur se nxënësit do të jenë pjesë e këtij manifestimi, duke ftuar bashkatdhetarët që të marrin pjesë dhe të mbështesin shkollën shqipe.

Sipas njoftimit, prania e publikut do të jetë një mbështetje për shkollën dhe motivim për brezat e rinj që mësojnë dhe kultivojnë gjuhën shqipe.

Organizatorët kanë ftuar të gjithë bashkatdhetarët që t'u bashkohen festimeve të 28 Nëntorit./Telegrafi/