Lara Colturi po tregohet e jashtëzakonshme në nisje të sezonit të ri të Kupës së Botës së skive. Sportistja e Shqipërisë, pas vendit të dytë në Solden të Austrisë 3 javë më parë, ka marrë sërish një tjetër podium. Këtë herë 19-vjeçarja është renditur e dytë në garën e Slalomit të Levit të Finlandës.

Colturi shkëlqeu në lëshimin e parë, duke rregjistruar kohën e dytë më të mirë pas Emma Aicher. Skiatorja e Shqipërisë u ndal në 56 sekonda e 10 të qindtat, vetëm 36 të qindtat më pak se skiatorja gjermane.

Mirëpo Colturi gaboi disi në lëshimin e dytë, që i kushtoi edhe vendin e parë në total. Në lëshimin e dytë 19-vjeçarja u rendit e 8, duke e mbyllur garimin me kohën totale 1 minutë, 53 sekonda dhe 5 të qindtat. Vetëm 43 të qindtat më e ngadaltë se fituesja e Levit Emma Aicher.