Më 13.11.2026, në ora 11:40, në SPB Tetovë, nga Qendra Mjekësore e Gostivarit është raportuar se te ata me lëndime të rënda trupore është sjellë G.S. (46) nga Negotina e Gostivarit, i cili për shkak të seriozitetit të lëndimeve është transferuar në Kompleksin e Klinikave "Nënë Tereza" në Shkup.

Sipas raportimit, ai është lënduar gjatë rënies nga çatia e një stalle në atarin e f. Negotinë, të cilën ka qenë duke e riparuar.


Mëngjesin e sotëm (14.11.2026) në ora 08:30 në SPB Tetovë është raportuar se G.S. u ka nënshtruar lëndimeve dhe ka ndërruar jetë në Kompleksin e Klinikave "Nënë Tereza" në Shkup.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.