Policia Rrugore e Durrrësit ka vendosur 950 gjoba vetëm në një javë për shkelje të kodit rrugor, përfshirë: parakalime të gabuara, drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike, tejkalim të normave të shpejtësisë, përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Ndërkohë në pranga kanë rënë 4 drejtues automjetesh dhe 5 të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Njoftimi i policisë:
Ndër fokuset e punës së Policisë Rrugore të Durrësit janë evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, kryejnë parakalime të gabuara, tejkalojnë normat e shpejtësisë, përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, nuk vendosin rripin e sigurimit apo kaskën mbrojtëse, si dhe kryejnë shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
Si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të ushtruara gjatë një javëve, janë arrestuar 4 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 5 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, gjatë kësaj jave, janë vendosur gjithsej 950 masa administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:
- 18 masa për parakalime të gabuara;
- 373 masa për tejkalim të normave të shpejtësisë;
- 4 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike;
- 63 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
- 5 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
- 87 masa për parkim ose qëndrim të gabuar;
- 400 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Kontrollet e Policisë Rrugore të Durrësit do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin e shkeljeve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.
Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.







Komente
Komento