
Asambleja e Partisë Socialiste i ka mbyllur punimet. Në përfundim të saj pati vetëm një komunikim të shkurtër të Sekretarit të Përgjithshëm, Blendi Klosi, i cili shmangu pyetjen përse nuk u hodh në votim propozimi i Edi Ramës për përjashtim të Elisa Spiropalit.
Klosi tha në fund të deklaratës së tij se Elisa Spiropali vijon të jetë anëtare e Partisë Socialiste. Më herët gjatë mbledhjes Rama kërkoi përjashtim të Spiropalit dhe avokatit të Erion Veliajt, Plarent Ndreca.
Kundër këtij propozimi të Ramës ka dalë Fatmir Xhafaj, i cili tha se le të konsiderohet kjo si ditë e parë e të shmanget masa e përjashtimit.