Zbardhen diskutimet Xhafa, Majko dhe Braçe kundër kërkesës për Spiropalin dhe Ndrecën: Ne nuk jemi parti që përjashtojmë

14 Nëntor 2026 | 14:56

Përveç Fatmir Xhafajt, edhe deputetët Erion Braçe dhe Pandeli Majko kanë kundërshtuar kërkesën për përjashtimin nga Partia Socialiste të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës.

Burime të Euronews Albania, nga gazetarja Eksiola Shehu brenda Asamblesë Kombëtare të PS-së, bëjnë me dije se Erion Braçe ka dalë kundër kësaj kërkese, duke u shprehur: “Ne nuk jemi parti që përjashtojmë”.

Në të njëjtën linjë mësohet se ka qenë edhe Pandeli Majko, i cili gjithashtu ka kundërshtuar përjashtimin e dy deputetëve.

Më herët, Fatmir Xhafaj ishte një tjetër zë kundër kërkesës për përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës, duke kundërshtuar që kjo çështje të hidhej në votim në Asamblenë Kombëtare.

Qëndrimet e tre socialistëve janë shfaqur gjatë diskutimeve me dyer të mbyllura në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, ku një prej çështjeve të trajtuara ka qenë edhe kërkesa për përjashtimin e dy deputetëve nga partia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Klosi pas Asamblesë së PS: Koçiu dhe Demo do të bashkëdrejtojnë PS Tiranë! Manastirliu drejtuese politike, Balla vijon me qarkun! Spiropali është anëtare e partisë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka dhënë detaje për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, duke u ndalur...
14:36 | 14/11/2026

700 efektivë në terren për protestën studentore, nis grumbullimi i të rinjve para Ministrisë së Arsimit

Ka nisur grumbullimi i studentëve pranë Ministrisë së Arsimit, në kuadër të protestës së njoftuar nga të rinjtë, e cila zhvillohet çdo të mërkurë dhe...
14:34 | 14/11/2026

Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit dhe Ndrecës nga PS: Të merren masa, por jo ekstreme

Fatmir Xhafaj ka dalë kundër propozimit për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste. Gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, e...
13:17 | 14/11/2026