Tragjedi në Greqi/ Shembet ndërtesa gjatë shuarjes së zjarrit, humbin jetën dy zjarrfikës, plagoset një tjetër
Një operacion dyditor i autoriteteve hungareze ka zbuluar miliona euro të fshehura në pyje, magazina, ndërtesa bujqësore dhe banesa private. Në total janë sekuestruar 17.7 milionë euro në para të gatshme, në kuadër të një hetimi për korrupsion ndaj ish-ministrit të Zhvillimit, Miklos Sesztak.
Pamje të publikuara nga autoritetet hungareze tregojnë momentet kur hetuesit gërmojnë me lopata në zona pyjore, duke zbuluar shuma të mëdha parash të groposura nën tokë. Në pamjet e tjera shfaqen pirgje me kartëmonedha të sekuestruara gjatë operacionit.
Sipas Agjencisë Kombëtare për Rikuperimin dhe Mbrojtjen e Pasurive (NVVH), kontrollet u zhvilluan gjatë dy ditëve, të enjten dhe të premten, në disa lokacione.
Gjatë operacionit u zbuluan 5 miliardë e 71 milionë e 632 mijë forinta hungareze, 2 milionë e 658 mijë e 350 euro dhe 1 milion e 257 mijë dollarë amerikanë. Një pjesë e tyre ishte vendosur gjithashtu në një kasafortë me vlerë të lartë, në një zonë të izoluar.
Në qendër të hetimeve është Miklos Sesztak, i cili ka mbajtur postin e ministrit të Zhvillimit të Hungarisë nga viti 2014 deri në vitin 2018, gjatë qeverisjes së Viktor Orbanit.
Ish-ministri dyshohet se ka marrë ryshfete në një çështje që lidhet me blerjen e autobusëve të përdorur nga kompania shtetërore e transportit, të cilët dyshohet se janë blerë me çmime të fryra. Sesztak është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim.
Ndërkohë, në hetime të tjera për korrupsion janë arrestuar edhe dy ish-ministra, si dhe vëllai i Viktor Orbanit. Zbulimi i shumave marramendëse vjen pas ndryshimit të pushtetit në Hungari, ku Peter Magyar fitoi zgjedhjet e prillit, duke i dhënë fund 16 viteve të qeverisjes së Viktor Orbanit.
Kryeministri i ri ka premtuar hetimin e rasteve të dyshuara të korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin gjatë qeverisjes së mëparshme.
Hungary cracks down on Orbán-era corruption: former cabinet minister buried millions in forests
Investigators suspect former Minister of National Development Miklós Seszták of taking bribes in connection with the awarding of government contracts.
Nearly $20 million has been seized in the case.
The money was buried in wooded areas and hidden in agricultural buildings, warehouses, residential properties and a secret safe.
The confiscated funds have been transferred to the Hungarian State Treasury.
Earlier, Viktor Orbán’s younger brother was also arrested in Hungary.
— NEXTA (@nexta_tv) November 14, 2026
Top Channel