Thirrjet “Polici e krimit” janë lëshuar gjatë protestës së sotme të studentëve para Ministrisë së Arsimit.
Me disa fletë të ngritura në duar, ku formohet togfjalëshi “Ne nuk harrojmë”, studentët kanë rikujtuar episodet e dhunshme të protestave të mëparshme, ku pretendojnë se janë bërë pre e dhunës barbare nga efektivët e policisë.
Përmes këtyre mesazheve, protestuesit kanë sjellë sërish në vëmendje përplasjet me uniformat blu dhe rastet e dhunës që shoqëruan tubimet e tyre, duke treguar se nuk kanë ndërmend të harrojnë atë që ndodhi.













