E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Futbolli në zi, ndërron jetë Agron Memedi, ish-futbollisti dhe pjesëtar i stafit teknik të Shkëndijës

Një lajm i trishtë vjen nga futbolli shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Agron Memedi, ish-futbollist dhe anëtar i stafit teknik të Shkëndijës së Tetovës, është ndarë nga jeta.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi tetovar, i cili përmes një mesazhi prekës ka shprehur dhimbjen për humbjen e një prej njerëzve të familjes së tij kuqezi.

Memedi kishte qenë pjesë e Shkëndijës fillimisht si futbollist dhe më pas kishte vijuar kontributin e tij në klub si pjesëtar i stafit teknik.

Në njoftimin e tij, klubi ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Memedi, të afërmit dhe të gjithë ata që e njohën dhe e deshën.

Reklamë

“U prehsh në paqe Goni!”, përfundon mesazhi prekës i Shkëndijës.

Një humbje e dhimbshme për klubin tetovar, ku Agron Memedi do të kujtohet gjithmonë si një pjesë e familjes kuqezi.

REAGIMI I PLOTË NGA SHKËNDIJA

Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Agron Memedit, anëtarit të stafit teknik dhe ish-futbollistit të klubit tonë.

Sot, klubi ynë ka humbur një nga njerëzit e tij, një njeri që ishte pjesë e familjes kuqezi, fillimisht si futbollist e më pas si pjesë e stafit teknik.

Në këto momente të rënda, mendimet dhe lutjet tona janë me familjen Memedi, të afërmit dhe të gjithë ata që e njohën dhe e deshën Agronin.

Ai do të mbetet gjithmonë pjesë e familjes sonë.

U prehsh në paqe Goni!

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.