Pas “Deputeti që Duam”, PS krijon platformë për kandidatët për këshilltarë bashkiakë

14 Nëntor 2026 | 15:10

Njësoj si me platformën “Deputeti që Duam”, socialistët pritet të ndjekin të njëjtën mënyrë edhe për përzgjedhjen e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë.

Mësohet se në Partinë Socialiste do të ngrihet një platformë e ngjashme, e cila do të drejtohet nga tre deputetë të PS-së, mes tyre Bora Muzhaqi dhe Ermal Pacaj.

Të interesuarit do të kenë mundësi të aplikojnë përmes kësaj platforme, duke paraqitur dy letra rekomandimi. Njëra prej tyre duhet të vijë nga strukturat e partisë, pra të jetë një mbështetje nga një anëtar i PS-së, ndërsa tjetra duhet të jetë nga një person jashtë partisë.

Gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste është kërkuar që vëmendja kryesore të përqendrohet te Tirana, ku pritet të zhvillohet edhe beteja kryesore në zgjedhjet lokale të 9 majit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koçiu dhe Demo marrin drejtimin e PS-së në Tiranë, reagon ministri: Besimin do ta kthejmë në punë konkrete

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, pasi ai dhe Albana Koçiu u caktuan për të drejtuar Partinë Socialiste...
15:34 | 14/11/2026

“8 pikat e PD-së për Reformën Zgjedhore”, Bylykbashi: Nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme pa u ndarë shteti nga partia

Një ditë pasi Partia Demokratike prezantoi propozimet e saj për Reformën Zgjedhore, nënkryetari i kësaj force politike, Oerd Bylykbashi, ka publikuar një status në rrjete...
15:20 | 14/11/2026

SHBA ndalon të gjitha fluturimet, çfarë dihet deri tani për kaosin në aeroporte

Transporti ajror në Shtetet e Bashkuara është përballur me ndërprerje të mëdha të premten, më 13 nëntor, pasi Administrata Federale e Aviacionit (FAA) urdhëroi ndalimin...
23:50 | 13/11/2026