E shtunë, 14 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Protesta e studentëve, u vihet flaka koshave te Ministria e Arsimit
Lajme

Protesta e studentëve, u vihet flaka koshave te Ministria e Arsimit

Protesta studentore kundër kryeministrit Edi Rama është shoqëruar me momente tensioni pasditen e kësaj të shtune në Tiranë. Gjatë tubimit pranë Ministrisë së Arsimit, një grup protestuesish u kanë vënë flakën dy koshave të mbeturinave në Rrugën e Durrësit.

Flakët u shuan në një kohë të shkurtër pas ndërhyrjes së policisë, ndërsa situata nuk ka penguar vijimin e protestës. Pas këtij episodi, studentët janë nisur në marshim drejt Kryeministrisë.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa në thirrjet e tyre dëgjohen edhe sloganet “Rama n’burg, Berisha n’burg”.

Lëvizja studentore vijon prej më shumë se një muaji në Tiranë. Organizatorët kanë vendosur që protestat të zhvillohen dy herë në javë, çdo të mërkurë dhe të shtunë, duke nisur në orën 14:00.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.