Aksident tragjik në Rrugën e Arbrit, vdesin dy persona dhe lëndohen pesë të tjerë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident tragjik në Rrugën e Arbrit, vdesin dy persona dhe lëndohen pesë të tjerë

    Insajderi
    14 November 2026 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur pranë tunelit të Murrizit në Rrugën e Arbrit, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë në vendin e quajtur “Zall Maricë”, në Njësinë Administrative Zall Bastar të Tiranës.

    Si pasojë e goditjes së fortë, dy persona kanë ndërruar jetë në vend, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.

    Viktimat e këtij aksidenti tragjik janë drejtuesi 42-vjeçar i njërit prej automjeteve, Bledian Osmani, si dhe shtetasja Maltina Ferati, rreth 45 vjeçe, e cila ndodhej si pasagjere në automjetin tjetër.

    Ndërkohë, pesë pasagjerët e tjerë që udhëtonin në të dyja veturat janë dërguar me urgjencë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

    Nga hetimet e para në terren, dyshohet se shkaktar i humbjes së kontrollit mbi automjetet ka qenë edhe lagështira në rrugë. Grupi hetimor po vijon punën në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark