Proestuesit janë zhvendosur nga grumbullimi përpara Ministrisë së Arsimit duke nisur kështu marshimin drejt Zogut të zi.
Studentët vijojnë të refuzojnë kërkesën e Kryeministrit Edi Rama për dialog duke pohuar se qëndrimi i tyre do të vazhdojë deri në plotësimin e kauzës së tyre, dorëheqja e Kreut të qeverisë.
Ndërkohë këtë të shtunë protestuesit janë grumbulluar dhe kanë nisur marshimet në akset rrugore të kryeqytetit pavarësisht kushteve atmosferike.
Marshimi drejt Zogut të Zi vijon me thirrjet kryesore të protestuesve.
