Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosovë, siç raportojnë mediat, ku një bari është arrestuar për shkak se nuk ka arritur të kontrollojë lopën e tij.
Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 16:00 kur 59-vjeçar nga Hajvalia, Hashim Miftari ishte duke lëvizur lopët, por njëra prej tyre u nda nga tufa dhe hyri në oborrin e Gjykatës së Graçanicës.
Por prokurori Blerim Igrishta ka vendosur të hapë rast ndaj tij për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, sipas nenit 321 të Kodit Penal.
Sipas “Paparacit”, prokurori ka shkuar edhe më tej, duke thirrur dëshmitarë për ngjarjen, teksa ka kërkuar 48 orë paraburgim për bariun.
