Top News – ‘Nuk ka anëtarësim me Edi Ramën’. Sali Berisha-Raporti i KE, më kritiku në histori
14/11/2026 17:07

“Siç e patë ju, njeriu që në mënyrë tërësisht të gabuar, ishte shpallur si frontrunner në procesin e integrimit, madje për të bërë fushatë elektorale për Padrinon, atij iu dhurua edhe një fanellë me numrin 10, iu shua ylli dhe u spostua në kalendar. Në qoftë se Mali i Zi u vendos që së shpejti të firmosë anëtarësimin e tij në BE, Shqipëria me Edi Ramën nuk ka asnjë perspektivë. Raporti i Komisionit Evropian ishte raporti më kritik në historinë e të gjitha raporteve, e dhjetëra dhjetëra raporteve të publikuara nga ky Komision për Shqipërinë. Por një goditje të rëndë, të merituar e mori Padrinoja i Shqipërisë nga Aleanca e Atlantikut të Veriut, e cila vendosi të mos bëjë në Shqipëri samitin e NATO-s për shkak direkt të lidhjeve të tmerrshme të Edi Ramës me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës. Për shkak të dekonspirimit të sekreteve shtetërore dhe sekreteve që Aleanca i ka besuar Shqipërisë dhe dërgimin e këtyre sekreteve te kartelet e drogës dhe armiqtë e NATO-s, armiqtë e Shqipërisë.