Kosovë 0-0 Izrael: Vlerësimet e lojtarëve, më i miri dhe më i dobëti

Kosova dhe Izraeli u ndanë në barazim 0-0 në ndeshjen e zhvilluar në shtëpinë e “Dardanëve”, e vlefshme për raundin e pestë të Ligës së Kombeve.

Përfaqësuesja kosovare e nisi sfidën me iniciativën në lojë, duke pasur më shumë topin dhe duke krijuar mundësi shënimi, por nuk arriti të realizonte.

Të lidhura

None found

Situata u bë më e vështirë pas pushimit, kur Veldin Hoxha u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Barazimi e çon Kosovën në gjashtë pikë dhe në vendin e dytë të grupit. Megjithatë, Irlanda dhe Austria kanë një ndeshje më pak dhe përballen mes tyre në mbrëmje.

Sipas vlerësimeve të Sofascore, Ilir Krasniqi ishte futbollisti më i dalluar i Kosovës, me notën 7.6. Amir Saipi u vlerësua me 7.3, ndërsa Kreshnik Hajrizi dhe Edon Zhegrova morën përkatësisht notat 7.1 dhe 7.0.

Veldin Hoxha pati vlerësimin më të ulët te Kosova, me notën 6.2, pas përjashtimit me karton të kuq.

Daniel Peretz, portieri i Izraelit, u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 7.8, falë disa pritjeve vendimtare.


grandpashabet facebookBursa Escortgrandpashabet facebookjojobetgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişpadişahbetonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetsuperbetingrandpashabet giriş