Ran Ben Shimon pas barazimit me Kosovën: Kërkuam fitoren, por hapësirat ishin të pakta

Trajneri i Izraelit, Ran Ben Shimon, u shpreh i kënaqur me pikën e marrë ndaj Kosovës dhe përgëzoi futbollistët e tij për paraqitjen.

Ndeshja përfundoi 0-0. Kosova e dominoi lojën deri në momentin e kartonit të kuq, ndërsa në minutat e fundit Izraeli u tregua më kërkues.

Të lidhura

None found

Ben Shimon tha se skuadra e tij luajti me zemër dhe përkushtim. Sipas tij, plani parashikonte që ekipi të mbrohej për 60 minuta, gjë që e realizoi shumë mirë. Më pas Izraeli mori më tepër rreziqe dhe dha gjithçka, pavarësisht kushteve të vështira.

Ai kujtoi se Izraeli kishte ardhur në këtë ndeshje me dy pikë, kundrejt pesë pikëve të Kosovës, dhe se një fitore 1-0 do t’i mjaftonte. Gjendja e fushës, sipas tij, pengoi lojën teknike në sulm dhe favorizoi mbrojtjet. Megjithëse hapësirat ishin të vështira për t’u gjetur, ai vlerësoi se ekipi krijoi raste të mjaftueshme për të shënuar. Ben Shimon theksoi se Izraeli e kërkoi fort fitoren dhe bëri gjithçka për të mos zbritur një nivel.

Trajneri vlerësoi edhe sakrificën e lojtarëve që ishin në dispozicion. Ai tha se skuadra po përballet me probleme të shumta, mes tyre dëmtime të pazakonta dhe mungesa të rëndësishme, por se futbollistët që zëvendësuan të munguarit zhvilluan një ndeshje të jashtëzakonshme. Sipas tij, ekipi mbetet luftarak dhe i përqendruar te loja, ndërsa në këtë periudhë duhet të gjejë zgjidhje për çdo problem.

Në fund të prononcimit për “Sport 5”, Ben Shimon u shpreh se për të nuk bëhet fjalë për të ardhmen e tij, por për mënyrën si e shohin njerëzit dhe nëse ata e vlerësojnë e besojnë tek ai. Ai tha se e ndien këtë besim dhe se është e rëndësishme që ai të shprehet. Sipas trajnerit, pas Austrisë do të lindë sërish dielli; Izraeli është një ekip i mirë dhe ajo që duhet të ndodhë, do të ndodhë.


grandpashabet facebookBursa Escortgrandpashabet facebookjojobetgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişpadişahbetonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetholiganbetgrandpashabet giriş