Prej disa orësh, qytetarë dhe studentë po vijojnë protestën, e cila është rikthyer përpara Kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ata kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe protestojnë prej 168 ditësh radhazi.
Përpara se të mblidheshin sërish pranë selisë së qeverisë, të rinjtë marshuan në disa akse të Tiranës. Gjatë rrugëtimit, ata hodhën thirrje kundër kreut të qeverisë dhe kërkuan që ai të japë dorëheqjen.
Të lidhura
None found
Prania e forcave të policisë në protestën pranë Kryeministrisë është shtuar. Më shumë efektivë janë vendosur edhe përpara godinës së Kryesisë së Kuvendit.








