Në protestën e sotme në Tiranë, një qytetare ka shprehur për “News24” problematikat me të cilat përballen qytetarët.

Gjithashtu ajo u shpreh e revoltuar kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

“Ne protestojmë sepse Shqipëria jonë ka marrë fund, Spitalet  janë katastrofë. Kur kanë shkuar ata pushtetarë vetë në spitale shtetërore. Ku janë fëmijët e këtyre pushtetarëve janë të gjithë jashtë me shkollë. Kur kanë diskutuar ndonjëherë se si ja del ky popull të mbijetojë sepse ne nuk po jetojmë…Kur ne nuk kemi mjekësi, arsim, bëjmë nga dy punë që të shkollojmë fëmijët…Po për fëmijët tanë ku është vendi i punës. Është momenti që këta nga i pari tek i fundit të largohen. Janë të pavlerë për ne…U lodhëm duke dëgjuar vodhi Belinda, Rama po për ne kush diskuton…Kryeministri nxorri në shesh policinë kriminale për të masakruar fëmijët. Boll më, nuk jemi ne dhunuesit. Ne ia kemi dhënë votën dhe ne ia heqim, duhet të ikë pa derdhur gjak”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: