SYRI TV/ 'Rama jepe dorëheqjen!' - Marshimi dhe protesta tek kryeministria, shoqërohen disa protestues

19:21, 14/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Studentët kanë protestuar sërish këtë të shtunë për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike për ti hapur rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme. Studentë dhe qytetarë në mbështetje të tyre u mblodhën fillimisht të Ministria e Arsimit, ku i kanë vënë flakën edhe koshave të mbeturinave. Më pas studentët marshuan në drejtim të Kryeministrisë, ku janë shënuar tensione, pasi policia provokoi protestuesit paqësor duke u futur mes tyre.

Studentët kanë mbajtur këtë të shtunë, 14 nentor, protestën e rradhës kombëtare. Me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama ata janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, ku kanë qëndruar për disa momente dhe kanë djegur disa kosha me mbeturina. 

Pas ministrisë së Arsimit protestuesit kanë marshuar drejt ‘Zogut të Zi’ ku kanë bllokuar për disa minuta qarkullimin me koshat e djegur të mbeturinave.

Studentët më pas  vijuan marshimin drejt zonës së ‘21 Dhjetorit’,  në kryqëzimin e ‘Vasil Shantos’, dhe më pas në  bulevardin ‘Bajram Curri’. Gjatë gjithë marshimit të tyre të rinjtë janë ndjekur nga pas nga autoboti i ujit dhe 3- 4 furgonë policie. Autoboti i ujit ka hequr dhe kazanët e djegur apo gardhet që protestuesit vendosin në mes të rrugës për të  ndaluar lëvizjen e automjeteve të policisë.

Te bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ përpara godinës së kryeministrisë, janë shënuar edhe tensionet e para të kësaj proteste, teksa policia ka ndërhyrë për të shoqëruar disa të rinj, që kishin goditur me gurë kryesinë e Kuvendit.

Pavarësisht motit jo të favorshëm dhe reshjeve të shiut, të rinjtë vijuan rezistencën e tyre. Për të mos u tërhequr nga protesta. Protestuesit kanë bërë thirrje për një bashkim të madh mbarëkombëtar në protestën masive të 28 nëntorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco