Rama: Nuk ka furi gurësh e molotovi që ndalon misionin historik të Shqipërisë drejt BE, 9 maji dita e Evropës dhe e PS

“Rekomandojmë nisjen e përgatitjeve gjatë vitit 2027 për TRAKTATIN E ANËTARËSIMIT TË SHQIPËRISË në Bashkimin Europian”. Kjo ka qenë kryefjala e Asamblesë së PS-së ditën e sotme, thekson kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.
Në reagimin e tij, Rama shkruan se nuk ka furi gurësh, molotovi apo balte që mund të ndalë rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së.
Sipas tij, fitorja e socialistëve në zgjedhjet lokale të 9 majit të vitit të ardhshëm është e garantuar. Ndërsa, me ironi, kryeministri shkruan se për këtë nuk ka nevojë të shkohet deri në Kuç.
Postimi i Ramës:
👉 “Rekomandojmë nisjen e përgatitjeve gjatë vitit 2027 për TRAKTATIN E ANËTARËSIMIT TË SHQIPËRISË në Bashkimi Europian” – kjo është fjalia historike e Raportit të Zgjerimit të BE-së dhe tek togëfjalëshi, Traktati i Anëtarësimit të Shqipërisë, është thelbi i arritjeve tona të mëdha dhe i përgjegjësisë sonë të madhe, për të mos lejuar që asgjë, askush, asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik i Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian🇦🇱🦅🇪🇺
Ky ishte edhe thelbi i mbledhjes së Asamblesë Kombëtare sot, ku pashë atë dritën që ndizet në sytë e socialistëve kur zgjohen për të nisur rrugën e një beteje të re, për një fitore të re, për Shqipërinë dhe historinë e saj🌹❤️🤗
9 MAJI 2027 DO TË JETË DITA E EUROPËS DHE E PARTISË SOCIALISTE – për këtë s’ka nevojë të shkojmë deri në Kuç😉




