Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë riciklimi bojërash në São Paulo të Brazilit ka shkaktuar të paktën 9 të plagosur, mes tyre edhe disa zjarrfikës.
Shpërthimi u pasua nga të paktën 20 shpërthime të tjera zinxhir, për shkak të pranisë së sasive të mëdha të materialeve të ndezshme, përfshirë tretës për bojëra dhe llaqe.
A huge explosion has destroyed a factory in Salto, Brazil. https://t.co/AK4w58pyyM
— World Source News (@Worldsource24) November 13, 2026
Sipas informacioneve paraprake, brenda fabrikës ndodheshin rreth 100 mijë litra tretës shumë të ndezshëm. Objekti u përfshi plotësisht nga flakët, ndërsa re të dendura tymi të zi u ngritën në qiell dhe u panë nga më shumë se 20 kilometra larg.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Dyshimet paraprake janë se zjarri mund të ketë nisur gjatë shkarkimit të tretësve të ndezshëm nga një autobot në ambientet e fabrikës.
