Spiropali ngre akuza për presion dhe shantazh: Familjarëve u shkojnë te dera kur flasim për “shefen

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, deputetja Elisa Spiropali foli për raste presioni e intimidimi dhe pretendoi se institucionet po përdoren për përfitime personale.

Pa e përmendur me emër, ajo la të kuptohej se kritikat i drejtoheshin Belinda Ballukut, të cilës iu referua si “shefja”.

Të lidhura

None found

Spiropali tha se socialistë që shprehin kritika përballen me presion, deri në atë pikë sa persona të caktuar paraqiten në shtëpitë e familjarëve të tyre.

“Sa herë që flasim për ‘shefen’ apo ‘shefin’, disa njerëz na trokasin te dyert e familjeve. Kush janë ata? Përdorin çdo mënyrë, nga gjobat e shantazhet te institucionet; dokumente që u janë besuar këtyre institucioneve i përcjellin përmes njerëzve dhe paguajnë portale”, u shpreh Spiropali.

Ajo, mësohet se kritikoi edhe drejtues të institucioneve, duke i akuzuar se nuk kanë integritet dhe u shërbejnë individëve të veçantë, në vend që të punojnë për qytetarët.

“Në krye të institucioneve vendosen njerëz pa meritë publike, politike apo njerëzore, pa asnjë standard integriteti. I shërbejnë vetëm një ose dy personave. Janë të verbër!”, mësohet të ketë deklaruar ajo.


grandpashabet facebookBursa Escortgrandpashabet facebookjojobetgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişpadişahbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet giriş