Portugalia zbret në fushën e lojës për ndeshjen me Danimarkën, e para pa Cristiano Ronaldon që ka deklaruar tërheqjen nga kombëtarja.

Skuadra luzitane ka vendosur të bëjë homazhe për legjendën e saj dhe një prej këtyre homazheve është edhe ndryshimi i dizajnit të numrit 7 në fanellë.

Në llogaritë e saj zyrtare në rrjetet sociale, kombëtarja luzitane zbuloi sesi do të jetë numri ‘i ri’ 7. ‘Koha për të debutuar me një numër 7 të ri. Sepse është një që do të jetë i përjetshëm-ishte mesazhi që shoqëronte videon e publikuar nga Portugalia.

Dizajni i ri i numrit 7 të Portugalisë është me një vijë në mes për të formuar një kryq, ndryshe nga numri standard që mbante Cristiano Ronaldo dhe me të cilin ai krijoi legjendën e tij.

Top Channel