Vendosni fjalën kyçe....

Lihet në burg drejtori i spitalit të Fierit, Arben Voja



Pas rreth 7 orësh seancë maratonë në Gjykatën e Fierit, është vendosur vijimi i masës së sigurisë “Arrest me burg” për drejtorin e Spitalit të Fierit, Arben Voja, si dhe për Dilaver Shytin dhe Anila Haxhiun.

Ndërkohë, gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për Fjorelo Biden, duke caktuar ndaj tij tri masa me karakter ndalues.

Vendimi është marrë pas shqyrtimit të kërkesave për masat e sigurisë ndaj personave të përfshirë në këtë çështje.