Nations League/ Haaland vulos fitoren e Norvegjisë, Hungaria mposht Gjeorgjinë
Roberto Mancini e sfidon Belgjikën pa frikë. Trajneri i kombëtares italiane foli në prag të kësaj ndeshjeje që është vendimtare për kualifikimin për në çerekfinale të Nations League
‘Të jesh këtu, të luash për çerekfinalet në një grup kaq të vështirë, është motiv krenarie-tha Mancini-jemi këtu, kështu që luajmë gjithçka, e dimë që nuk do të jetë e lehtë, sepse Belgjika është një skuadër e fortë’.
Në fakt, Italia i pa me sytë e saj kualitetet e Red Devils të drejtuar nga Van Bommel; Godts me shokë iu imponuan në Olimpico në debutimin e Mancinit në pankinën e Të Kaltërve pas rikthimit. Pas asaj humbjeje, përfaqësuesja italiane u rrethua nga një pesimizëm shumë i madh, një disfatizëm që Mancini diti t’i rezistojë shumë mirë
‘Unë isha shumë pozitiv pavarësisht humbjes në ndeshjen e parë-shtoi Mancini-në pjesën e dytë të asaj sfide luajtëm mirë, ndoshta meritonim edhe të barazonim. Në pjesën e dytë bëmë gjëra të mira, kështu që isha gjithnjë pozitiv’.
Përsa i përket ndeshjes dhe mënyrës së lojës së skuadrës italiane për të marrë rezultatin që do ta çonte atë në çerekfinale, Mancini nuk ka dyshime; skuadra nuk duhet të dalë jashtë natyrës së saj.
‘Ne do të bëjmë ndeshjen tonë, siç kemi bërë gjithmonë-tha trajneri i Të Kaltërve-ata janë shumë të mirë teknikisht, të shpejtë. Nuk do të jetë ndryshe nga Franca. Formacioni? I kam idetë mjaft të qarta. Nesër do të bëjmë vlerësimet në bazë të gjendjes fizike të të gjithë lojtarëve që do të testojmë në përgatitjet e fundit. Shpresonim të rikuperonim Cambiaghin, por këtë mëngjes kishte ende dhimbje. Do të zëvendësojmë atë e Frattesi. Edhe Calafiori do të vlerësohet’.
Top Channel