VIDEO/ Miliona euro të groposura në pyje dhe depo të mbushura me para, sekuestrohet pasuria marramendëse e ish-ministrit Hungarez, vartësi i rëndësishëm i Orban
Kryeministri në detyrë i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përsëritur thirrjen për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar me rivalin e tij politik, Gadi Eisenkot, por ky i fundit e ka refuzuar propozimin, duke e cilësuar si një manovër politike.
Përplasja mes dy politikanëve vjen në një moment kur Eisenkot po zhvillon negociatat për formimin e qeverisë së re, pasi është mandatuar për këtë detyrë. Ai ka një afat prej 28 ditësh, me mundësi zgjatjeje edhe për 14 ditë të tjera.
Në një deklaratë me video, Netanyahu tha se takimi i zhvilluar me Eisenkot të enjten e kishte bindur edhe më shumë për domosdoshmërinë e krijimit të një qeverie uniteti, me qëllim garantimin e sigurisë së Izraelit.
Sipas tij, një qeveri e tillë do të mund të përballonte sfidat e sigurisë, veçanërisht kërcënimin nga Irani, i cili sipas Netanyahut përbën një rrezik serioz për vendin.
“Le të takohemi në një dhomë, pa parakushte, të lëmë mënjanë të gjitha mosmarrëveshjet dhe bojkotet tona dhe të arrijmë marrëveshje për sigurinë dhe të ardhmen e shtetit”, deklaroi Netanyahu.
Por propozimi i tij u hodh poshtë nga Eisenkot, i cili e akuzoi kryeministrin në detyrë se po përdor thirrjet për unitet si një strategji politike, ndërkohë që negociatat për krijimin e qeverisë janë duke vijuar.
“Netanyahu e di që i humbi zgjedhjet. Ai bën thirrje për negociata ndërsa ato janë duke u zhvilluar tashmë; pretendon se dëshiron unitet, por mbjell përçarje dhe nxit tensione sikur të mos kishte të nesërme”, u shpreh Eisenkot.
Ai shtoi se “këto truke nuk funksionojnë tek unë”, duke kundërshtuar publikisht nismën e Netanyahut.
Një tjetër pikë përplasjeje është edhe mundësia e krijimit të një qeverie minoritare, e cila do të mbështetej nga blloku i Eisenkotit dhe do të miratohej me abstenimin e disa partive të tjera në parlamentin izraelit.
Ndërkohë, Netanyahu ka paralajmëruar se një qeveri e tillë do të ishte e dobët dhe e rrezikshme për sigurinë e vendit.
Top Channel