Fifi drejt altarit? Aludimet për një martesë së shpejti, këngëtarja zbulon planet për dasmën

14/11/2026 23:10

Këngëtarja Fifi ka shkaktuar të qeshura me një deklaratë plot humor për partnerin e saj, Adisin, duke folur me shaka për organizimin e dasmës në “Goca dhe Gra”.

Ajo u shpreh se u duhen më tepër para për një dasmë, duke zbuluar se ende nuk kanë një plan ekzakt.

“Ta marr Adisin, hajde shpirti im, ta bëjmë dasmën këtu. Për dasmën na duhet të rrisim pak algoritmin e lekëve”, u shpreh Fifi me shaka.

Po ashtu Fifi, teksa foli për projektet e saj muzikore, zbuloi edhe emrat që do t’i shihte në Eurovizion.

Fifi u shpreh se do të donte të shihte në skenën europiane muzikore, Elvana Gjatën.

Top Channel