Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kosova 0:0 Izraeli – notat e futbollistëve, kush ishte më i miri?

Kosova 0:0 Izraeli

Ilir Krasniqi është lojtari më i vlerësuar te Kosova pas barazimit pa gola ndaj Izraelit. 

Krasniqi që luan te Polissya Zhytomyr në Ukrainë u vlerësua me notën 7.8. 

Pas tij, sipas vlerësimit të “SofaScore”, notën më të mirë te Kosova e mori edhe portieri, Amir Shaipi. Ai u vlerësua me notën 7.3.

Edhe Kreshnik Hajrizi kishte notë të mirë me 7.1. Edon Zhegrova u vlerësua me notën 7.0. 

Notën më të dobët te Kosova e pati mesfushori Veldin Hoxha që u ndëshkua edhe me karton të kuq. 

Hoxha që luan në Rusi te Rubin Kazani u vlerësua me notën 6.2. 

Edhe Kosova lëshon pikë të rëndësishme, barazon me Izraelin Futboll Kosova lëshon pikë të rëndësishme, barazon me Izraelin

Edhe Vedat Muriqi nuk kishte notë të mirë, 6.4.   

No description available.

Kosova me pikën e fituar në Prishtinë tani i ka gjashtë pikë në grupin ku janë edhe Austria dhe Irlanda. Izraeli mbetet në vendin e fundit me tri pikë. 

Irlanda – Kosova dhe Izraeli – Austria, janë dy ndeshjet e fundit të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.

Lexo përditësimet tjera
Kosova

Kosova lëshon pikë të rëndësishme, barazon me Izraelin

Kosova ka lëshuar pikë të rëndësishme në përballjen e parafundit të Ligës së Kombeve me Izraelin. ...